Ministria e Brendshme është duke përfunduar rikonstruksionin e saj.
E lënë në mëshirë të fatit për vite me radhë, tashmë ajo ka marrë formën e saj të mëparshme.
Pak histori
Në Republikën e Shqipërisë, Ministria e Punëve të Brendshme u krijua pas shpalljes së pavarësisë dhe krijimit të shtetit modern shqiptar më 28 nëntor 1912.
Pranë sheshit “Skënderbej”, në bllokun e ndërtesave të ministrive e të institucioneve të tjera qendrore të shtetit shqiptar ndërtuar në fund të viteve 1930, prej 1945 Ministria e Punëve të Brendshme qëndron në këtë ndërtesë.
Muri i Kujtesës
Nëse ka një institucion shtetëror me rrezikshmëri më të lartë ku jeta lufton me krimin dhe vdekjen, është pikërisht ai i policit.
Kjo godinë e rikonstruktuar, nuk mund të mos linte gjurmë në kujtim për ata që lanë gjurmë, duke u kushtuar një memorial, atyre që rendit dhe sigurisë i kushtuan jetën.
“Muri i Kujtesës” bashkon në nderimin e përbashkët ndaj atyre që shtetit dhe shoqërisë i shërbyen me trimëri, vetëmohim, ndershmëri, përulësi dhe dinjitet.