Një çift shqiptar ka vendosur ta bëjë më të veçantë celebrimin e lidhjes së tyre duke zgjedhur si vend çatinë e Bashkisë së Tiranës.
Pak pas kthimit në lulishte të çatisë, Kryebashkiaku Veliaj ka uruar aty çiftin e parë që ka preferuar këtë hapësirë.
“Urime Jorik dhe Blerina. Jam shumë i lumtur që krijuat familjen tuaj të re në Tirane. Të trashëgoheni!”, ka uruar Erion Veliaj përkrah fotove të mëposhtme.