Ditët në vijim pritet të nisë puna për ndërtimin e një teatri të ri në Tiranë.
Teatri do të ketë emrin “Turbina”.
Lajmi bëhet me dije nga kryeministri Edi Rama, që ka postuar disa foto të këtij projekti.
“Turbina” është emri i përkohshëm i projektit të një teatri të ri, që do të nisë të ndërtohet javët e ardhshme në Tiranë, (në mjedisin e rrënuar të ish-Laboratorit të Hidrologjisë), në kuadrin e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane.
Një hapësirë e re ultramoderne për artin e kulturën skenike, e cila do të mbushë më tej boshllëkun e tmerrshëm që krijuan vitet e gjata të rrënimit të vazhdueshëm të infrastrukturës kulturore e të jetës artistike⭐️#Rilindje #ShqipëriaeGjeneratësTjetër”, shkruan Rama.