Foto/ 85 vjetori/ Kumbaro i uron ditëlindjen, Agolli e pret me surprizë

Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli sot feston ditëlindjen e tij të 85-të. Me këtë rast, Ministria e Kulturës ka shpallur Javën e Dritëroit me një sërë aktivitetesh, ndërsa mëngjesin e ditës së sotme, Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro i ka bërë një vizitë në shtëpi shkrimtarit dhe intelektualit për ta uruar në ditën e tij të veçantë.

Ministrja kishte zgjedhur një buqetë me lule për Agollin, por shkrimtari e ka surprizuar Kumbaron me dhuratën e vet. Ai i dhuroi asaj një nga librat e tij, ku me shkrimin e një dore që dridhet prej viteve,por ende vitale për të shkruar, shënoi:

“ Zonja Mirela Kumbaro, ju përgëzoj për të gjitha të mirat që keni bërë në fushën e kulturës, veçanërisht në atë të letërsisë dhe arteve. Me dashuri. Rrofshi, Dritëroi”

Në bisedën miqësore me ministren, Agolli vlerësoi sidomos Fushatën Kombëtare të Leximit të ndërmarrë nga Ministria e Kulturës, me moton “Takohemi për një libër”. Shkrimtari tha se e ka ndjekur këtë nismë dhe se ndjen gëzim kur sheh se po punohet në fushën e letërsisë për të motivuar njerëzit të lexojnë dhe të duan librin. Gjithashtu shkrimtari shtoi se letërsia shqiptare, pa harruar atë të Kosovës, po vijon të trashëgohet brez pas brezi, me shumë emra të nderuar, të cilët po vijojnë këtë traditë të mirë të letrave shqip.

Ndërsa Kumbaro tha se ishte e nderuar që ishte aty, krah shkrimtarit të madh, ndër të paktët që lexohet e preferohet nga të gjithë brezat.

Dritëro Agolli më tej, tha se, ai vijon të lexojë ende, ndërsa ndau me ministren disa nga eksperiencat në kohën kur punonte si gazetar dhe udhëtonte në të gjithë Shqipërinë.

Një suprizë tjetër e bukur për shkrimtarin në këtë 85-vjetor ishin një grup vajzash, adhuruese të tij, të cilat kishin veshur bluza të stampuara me vargje nga poezi të Agollit.

IMG_9396

IMG-20161013-WA0010

shenimi i agollit

IMG-20161013-WA0008

shenimi i agollit per ministres

IMG_9397

asgftsfa IMG_9397 shenimi i agollit per ministres IMG_9403 IMG_9396 IMG-20161013-WA0008 IMG-20161013-WA0009 IMG-20161013-WA0010 shenimi i agollit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *