Flutura Açka: Reforma është grua, seksizëm parlamentar

Seksizem parlamentar

Flutura Açka

Zoti Meta sapo tha: “Ta mbajmë fjalën e Burrit, siç e kemi dhënë!” Se çfarë I kanë bërë burrat këtij vendi, tani është e qartë edhe për vetê burrat. Seksizem puro… njëlloj si pleqësitë e shpellarëve. A u bën pështypje kjo,o gra të Parlamentit?
“Reforma” është gjinia femërore. Ndërrojeni në “Reformim”, kështu nënkupton ndryshim me gjithsej, te drejtësisë dhe tuajin.
Meqe ra fjala, përse nxitoni për zgjedhje të parakohshme, që të mos jepni llogari për thagmat që premtuat në fushata dhe as të merrni meritat për ‘bëmat’ e mrekulluedhme e të prekshme për ne shqiptarët? Nuk kemi punë tjetër ne shqiptarët, por do shohim posterat e syfetërve tuaj më shpesh se katër vjet dhe të shohim valëvitjen e flamujve tuaj (si brekët e Ishes) varur anekënd.
Ju e dini që durojnë shqiptarët, prandaj edhe talleni hapur me ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *