Në kuadër të 60- vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Austrisë ,do të shfaqet premiera e operas ”Flauti Magjik” në Teatrin e Operas dhe Baletit. “Flauti Magjik” është kompozuar nga Wolfgang Amadeus Mozart dhe me Libret të Emanuel Schikaneder.
Për herë të parë është vënë në skenë, në Vjenë më 30 shtator 1791. Zyrtarisht libreti i “Flauti Magjik” është shkruar nga Schikaneder, mason i Lozhës në Vjenë, por duhet pranuar me forcë influenca në çdo varg e letrarit dhe masonit Mozart. Ai donte që kjo vepër të ishte testamenti i tij shpirtëror.
Shumë i gjetur është kuptimi simbolik i veprës për t’ia dedikuar këtë meritë vetëm Schikaneder, sigurisht njeri i teatrit dhe këngëtar i shkëlqyer, me të drejtë interpretues i personazhit të Papagenos dhe jo Taminos. Nga ana tjetër Mozart në finalen e Rrëmbimit nga Saraji transformon historinë romantike në një parabolë të Lessingu-t mbi bujarinë dhe bashkëjetesën njerëzore.
Mbi origjinën e “Flautit Magjik” ka shumë legjenda. “Flauti Magjik” është një opera e mbushur me mister, e mbështjellë me një pëlhurë përrallore dhe pranimi me këtë kusht, pa spekuluar shumë mbi këtë, është e vetmja rrugë për të hyrë brenda botës së veprës. Të gjitha ngjarjet skenike dhe muzikore që zhvillohen në “Flautin Magjik” ndjekin një dinamikë shumë të fortë teatrale, por e shkëputur nga një logjikë dramatike.
Parë nga jashtë, Flauti Magjik është një opera e ndarë në dy akte, por në realitet është rregulluar brenda të dytit, numri tre, numër i shenjtë për Masonerinë, që është prezent në partiturën muzikore me notat e akordit të trefishtë të uverturës, të përsëritura në aktin e dytë dhe në momentin e hyrjes së Taminos. I njëjti akt, mbaron me skenën e njëzetë dhe kështu mund të identifikojmë një akt të tretë, të fshehur për arsye të nevojave teatrale në kohën e Mozartit.
Në operan “Flauti Magjik”, gjen shprehjen e saj më të lartë, toni popullor dhe komik, sensualiteti dhe solemniteti i shenjtë ndodhin dhe alternohen vazhdimisht përballë vdekjes. Kur arrin kulmi i sensit muzikor dhe shpirtëror, menjëherë ndërhyn një lëvizje e kundërt që pengon lirikën shpirtërore të shndërrohet në romantike dhe seriozitetin solemn të shndërrohet në tragjik. Shfaqja do të vihet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit më datat 23-25 tetor ora 19:00.