Flakur nga toka dhe dielli

Ajo vjen,
figurë pa formë,
si përtej një xhami të avullt,
vjen e errët, me lotin që ende shndërit,
ajo vjen si një lule e tharë dhe e nxirë anemone
dhe shkel në hapësirat gjithë gropa të dhimbjes,
krehur keq nga era e marrë,
ajo vjen me një shpirt që nuk pulson
por veç dergjet mes njëmijë plagësh dhe fjalësh të pathëna,
ajo vjen s’dihet nga,
ajo shkon s’dihet ku,
si një hënë e kafshuar
flakur nga toka dhe dielli…
Burri i saj tashmë ka vdekur!
Në metro, 24 janar 2017/ Luan Rama


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *