Kompania Google ka publikuar 10 fjalët më të kërkuara në internet gjatë këtij viti. Katër nga fjalët janë persona, tre janë ngjarje dhe tre lojëra. Këto fjalë lidhen edhe me ngjarjet që kanë ndodhur gjatë 2016. Vendin e parë e mban fjala Powerball e cila është llotari, të dytin fjala Prince, këngëtari që humbi jetën në prill të këtij viti dhe të tretin Uragani Matthew që ndodhi në shtator të këtij viti. Kjo është lista e publikuar nga Google:
1.Powerball
2.Prince
3.Uragani Matthew
4.Pokemon Go
5.Slither.io
6.Olympics
7.David Bowie
8.Election (Zgjedhjet)
9.Donald Trump
10.Hillary Clinton