Fituesja e “Ballando Con Le Stelle” për balerinën shqiptare: Kur e shoh duke kërcyer, më lë pa frymë

Giusy Versace, fituesja e edicionit të dhjetë të “Ballando Con Le Stelle” i ka dedikuar një postim emocionues balerinës profesioniste të variantit shqiptar të këtij show, Isida Mollaymeri.

Mbesa e dyshes së famshme të industrisë së modës, e cila i ka humbur të dy këmbët pas një aksidenti fatal, ka qenë e ftuar speciale në “Dancing With The Stars Albania” pas fitores në spektaklin e vallëzimit italian, ku ka bërë një performancë mbresëlënëse.

Pikërisht aty, është njohur për herë të parë me balerinën Isida Mollaymeri, të cilën, siç pohon vetë kur e sheh mbi skenë mbetet pa frymë. “Dhe në fund të mbrëmjes, ajo më mbuloi me puthje dhe dashuri… Faleminderit @isidamollaymeri, kur të shoh ty duke kërcyer mbetem pa frymë”, – shkruan 39-vjeçarja Giusy Versace, e cila jeton prej disa vitesh mbi dy këmbë karboni, të cilat e kanë shndërruar atë edhe në një kampione vrapi./who

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *