Fiori Dardha, moderatorja e njohur ka bërë një rrëfim prekës në Instagram në muajin e sensibilizimit kundër kancerit të gjirit.
E prekur nga kjo sëmundje edhe për shkak se një pjesëtar i familjes së saj, duket se ka motivuar më shumë Fiorin të shkruajë këtë status.
Ajo disa ditë më parë publikoi një foto me stafin e mjekëve të Onkologjikut, ku i falenderoi për punën dhe përkushtimin e tyre pasi nëna e saj falë tyre kishte fituar një betejë të vështirë.
Ja çfarë shkruan Fiori Dardha në Instagram:
E njoh mire kete dreq semundje!
E di mire se si te rrenon, jo vetem fizikisht!
E njoh vuajtjen qe te shkakton!
E di se si ta turbullon jeten!
E di se si te shembet bota!
Kam mesuar permendesh ekzaminimet, protokollin e mjekimit, llojet e kimioterapise, seancat e radioterapise, intensitetin e dhimbjeve, pafuqine qe ndjen gjate terapise, stresin qe perjeton!
Njoh “shijen” e loteve qe shkakton kjo DREQ semundje!
Kur e ke ne shtepi nuk eshte me semundje e nje personi, eshte vuajtje e gjithe familjes!
Duhet force e madhe per te perballuar!
Ta konstatosh ne kohe kancerin e gjirit eshte fitorja me e madhe!
MOS I NEGLIZHONI KONTROLLET!