Një finale e pabesueshme në natën e ndarjeve të çmimeve Oscar. “Moonlight” fiton si filmi më i mirë, pas një gabimi kur çmimi iu dorëzua filmit “La la Land”.
Muzikali që kishte mbledhur rekordin e nominimeve , mori në shtëpi një sërë çmimesh mes të cilave regjia më e mirë, Damien Chazelle, aktorja më e mirë protagoniste Emma Stone. Aktori më i mirë protagonist u shpall Casey Affleck, ndërsa për jo protagonistët u vlerësuan Viola Davis dhe Mahershala Ali.
Një finale me supriza që i garantoi këtij edicioni, një ngjarje që nuk kishte ndodhur në Oscar e tjerë.
Pas lajmërimit të Warren Beatty dhe Faye Dunaway producentët e “La La Land” u ngjitën në skenë për të marrë statujën dhe filluan të bëjnë falenderimet. Më pas , një gabim në zarf. Filmi më i mirë në të vërtet u shpall “Moonlight”, me regjisor Barry Jenkins.
Më pas ekipi i “Moonlight” u ngjit në skenë për të tërhequr çmimin . Kështu që triumfoi jo dashuria romatike, por një histori varfërie, droge dhe dashurie gay.
Muzikali i shumëkuotuar “La La Land” doli nga ceremonia me 6 statuja të arta, ajo për aktoren më të mirë Emma Stone, regjia më e mirë, kënga më e mirë me “‘City of Stars”, kolona më e mirë zanore, për Justin Hurwitz, fotografia më e mirë për Linus Sandgren, skenografia më mirë Sandy Reynolds-Wasco dhe David Wasco.
Damien Chazelle u bë kështu regjisori më i ri që fiton një Oscar, në moshën 32-vjeçare.
“Moonlight” mori edhe një çmim për skenarin e përshtatur më të mirë dhe aktorin më të mirë joprotagonist.
Filmi më i mirë i huaj u shpall iraniani “Klienti” i Asghar Farhadi.
Ja të gjithë çmimet e edicionit të 89-të të Oscar.
Filmi më i mirë: Moonlight
Regjia më e mirë: Damien Chazelle (La La Land)
Aktori më i mirë: Casey Affleck (Manchester by the sea)
Aktorja më e mirë: Emma Stone (La La Land)
Aktori më i mirë jo protagonist : Mahershala Ali (Moonlight)
Aktorja më mirë jo protagoniste : Viola Davis (Barriere)
Skenari më i mirë origjinal – Manchester by the sea
Skenari më imirë jo origjinal : Moonlight
Filmi më i mirë i huaj : Il cliente (Iran)
Filmi më i mirë i animuar: Zootropolis
Fotografia më e mirë : La La Land
Skenografia më e mirë: La La Land
Montazhi më i mirë: La battaglia di Hacksaë Ridge
Kolona zanore më mirë: La La Land
Kënga më mirë: City of Stars (La La Land)
Efektet më të mira speciale : Libri i xhunglë
Muzika më e mirë : Beteja e Hacksaë Ridge
Montazhi më i mirë muzikor : Arrival
Kostumet më të mira: Kafshët fantastike ku t’i gjesh
Truku më i mirë: Alessandro Bertolazzi, Giorgio Gregorini e Christopher Nelson (Suicide Squad)
Dokumentari më i mirë: O.J Made in America
Dokumentari më mirë i shkurtër : The ëhite Helmets
Filmi më i miri i shkurtër: Sing
Filmi më i mirë i animuar i shkurtër: Piper.