Lazarati “do rikthehet” në jetë me imazhin e Gabriel Garkos. Aktori italian do jetë pjesë e kastit të aktorëve të filmit “Lazarat burning“, prodhuar nga amerikanët e kompanive “3 Amigos dhe Mercury Films”. Aktori i njohur interpreton rolin e Bujarit, shqiptarit që pas vdekjes së prindërve vendos të bëhet polic për t’u hakmarrë. Një film që synon të nxjerrë në pah botën e krimit e drogës por duke ruajtur imazhin e mirë të Shqipërisë, siç tha producenti Isssa Zaroui, në një konferencë për mediat. Konferenca u mbajt pas një takimi që ekipi i filmit ka pasur me kryeminstrin e vendit, Edi Rama, ku u është premtuar ulje taksash meqë xhirimet do të bëhen të gjitha në Shqipëri.
Xhirimet e “Lazarat Burning”, me regji të William Kaufmann dhe me një buxhet prej 2 milionë dollarësh, financuar nga kompanitë private shqiptare, do të nisin në pranverën e 2017-ës dhe pritet që filmi të dalë në shtator të vitit tjetër.
Garko foli para mediave për rolin e tij dhe për mënyrën se si e gjeti veten në Shqipëri. Sipas tij nuk ka nevbojë tyë ketë ngjashmëri me rolin për të ta luajtur mirë atë, madje shtoi se shpesh “rolet negative janë më tërheqëse se ato pozitive ashtu siç është më interesant i dashuri se sa burri
Ai tha se ka ardhur disa herë në Shqipëri dhe se tani e njeh më mirë vednin që është aq afër dhe larg Italisë njëherësh.
“Jam i lumtur që jam këtu, sepse po jetoj një periudhë hsitorike që ju e keni jetuar dhe e njihmi më mirë se unë. Është gjithnjë magjepsëse të njohësh kultura të reja të një vendi që është shumë afër Italisë e prapë mudn të jetë në disa terma edhe shumë larg. Kështu që po magjepsem. Nuk e njihja Lazarartin, domethënë kisha dëgjuar të flisja por jo ng kaq afër, por ta dëgjoj të flitet për të nga ju, është shumë ndryshe”.