Filmi “Derë e hapur”, në Trieste Film Festival 2017

Filmi “Open Door” (Derë e hapur), një bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Italisë, me regjisor Florenc Papas dhe producent Eno Milkani, shtëpinë kinematografike “Bunker Film+”, financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, është përzgjedhur nga Trieste Film Festival 2017.

Në kategorinë e metrazhit të gjatë-artistik koproduksion minor, në konkursin e fundit të QKK-së është përkrahur edhe projekti “Derë e hapur”.

“Derë e hapur”, personazh kryesor ka Elmën, që është një vajzë e re shqiptare e cila jeton ilegalisht në Itali. Ajo është shtatzënë dhe babai i fëmijës tashmë është në burg. Pas depërtimit nga policia italiane, duke mos ditur kujt t’i drejtohet për ndihmë, ajo vendos të kthehet tek motra e saj e madhe, Rudina. Të dy motrat do të nisin një rrugë të gjatë me veturë drejt shtëpisë së babait të tyre tradicional. Ndërsa Rudina nget veturën, Elma do bëj ç’të mundet për të mos shkuar atje.

Filmi ka në qendër tre personazhe, dy motrat Rudina dhe Elma dhe djalin 5 vjeçar të Rudinës. Sipas regjisorit, personazhet e tjera janë episodike, por të rëndësishme përgjatë udhëtimit të tre personazheve kryesore./Kultplus/k.s/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *