BALKAN FOCUS-një nismë shume e rëndësishme për Ballkanin ne Festivalin e Filmit në Venecia.
Qendrat e filmit nga Shqiperia, Bosnja, Kroacia, Maqedonia, Serbia, Sllovenia mblidhen në një takim të rendesishem me MIBACT (Ministria Italiane e Cultures) e cila është impenjuar të ndihmojë me suport financiar dhe promovues bashkëprodhimet italiane me vendet ballkanike dhe anasjelltas.
Në këtë kuader në vitin 2017 do të startoje financimi i perbashket Shqiperi – Itali per projektet e përbashketa ne fazën e tyre të zhvillimit. Si fillim dy vendet impenjohen me nje buxhet rreth 30 mijë euro secili, për të parë më pas mundêsinë e rritjes në vazhdim.
Njëkohësisht MIBACT mbështet idenë e krijimit të një hapësire në dispozicion te kinematografise ballkanike ne Festivalin e Venezias, ide per te cilen edhe QKK ka dhënë kontributin e saj. “Focus per Ballkanin” do të shërbejë per të finalizuar, integruar dhe promovuar kinematografinë ballkanike ne kontekstin europian, duke krijuar ura dialogu kulturor midis vendeve tona.
QKK shkon ne Venecia njëkohesisht per te promovuar inisiativen e saj per krijimin e Fondit Ballkanik i cili ka per qellim nxitjen e bashkeprodhimit kinematografik midis vendeve te Ballkanit.
Kjo inisiative ka siguruar mbeshtetjen e Ministrise se Kultures dhe Ministrise se Puneve te jashteme te Shqiperise, partneritetin e Apulia film Commission, interesin e Istituto Luce e MIBACT.