Filma vizatimorë rusë në Tiranë

Ambasada Ruse organizon një event shumë të veçantë. Tre filma vizatimorë të përzgjedhur rusë (me titra shqip) do të shfaqen ditën e enjte në kryeqytet.
Për artdashësit e filmit rus por jo vetëm, të rritur dhe fëmijë, për herë të parë në Shqipëri do të prezantohen me “Iriqin në mjegull” nga regjisori Juri Norshtejn, “Na ishte një herë një qen” nga Eduard Nazarov dhe “Nuk jetojmë dot pa kozmos” të Konstantin Bronzit.
“Iriqi në mjegull” (1975), ka fituar 35 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në 2003, në festivalin ndërkombëtar të Tokios, është shpallur si filmi vizatimor më i mirë i të gjitha kohëve.
“Na ishte një herë një qen” (1982), në 1983 ka fituar çmimin e parë në Odense të Danimarkës dhe çmimin special në Annecy të Francës.
“Nuk jetojmë dot pa kozmos” (2014), në 2016 është nominuar për çmimin Oscar. Në 2015 ka fituar çmime të para në festivale ndërkombëtare në Japoni (“Tokyo Anime Awards”), Australi (Melburn), Francë (Annecy), SHBA (Rhode Island dhe Aspen), Kroaci (Zagreb), Kinë etj.
23 qershor, ora 18:30, kinema Imperial-Agimi.
Hyrja është falas.

 

FB_IMG_1466421884064

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *