Ka qenë vëllai i Fidel Kastros, presidenti Raul Castro që sipas BBC,ka lajmëruar që vëllait i tij, “Komandanti suprem i revolucionit kubanez ka vdekur në orën 22:29 min këtë mbrëmje”.
Lajmi është bërë publik dje në mbrëmje në një prononcim në televizion. Kastro, ka thënë se Fideli kishte vdekur dhe do të digjej sot, ndërkohë që vendi do të mbajë disa ditë zi kombëtare.
Kur e mori pushtetin dhe Kubën e bëri shtet me një parti, Kastro u premtoi mbështetësve të tij se po ia kthente Kubën popullit, por u akuzua për diktaturë dhe shtypje të dhunshme të opozitës.
Festë e zi
Qindra kubano-amerikanë kanë pushtuar rrugët e Miami me gota në duar e pankrata duke festuar vdekjen e diktatorit.
Mëngjesin e sotëm, qindra vetë kanë pushtuar rrugët. Qindra njerëz dolën në rrugë në ngazëllim, pasi u njoftua se Castro kishte vdekur sipas Panorames.
Ndërsa njerëzit pinin, ngrinin dolli, të tjerë kërcenin në rrugë dhe mbanin kamerat e telefonit gati të fiksonin momentet historike.
Popullsia në Miami është 70 për qind hispanike dhe latine dhe më shumë se gjysma me origjinë kubane.