Festivali i Venecias, një vitrinë para Oskarëve

Festivali i Venecias, që këtë vit ka seleksionuar gjashtë filma amerikanë për garën e saj zyrtare, është një vitrinë para Oskarëve, shpjegon drejtori Alberto Barbera.

“Ky është objektivi që i kemi vendosur pesë vite më parë, në fillim të mandatit tim. Të përpiqemi t’i kthejmë Venecias pozicionin që ajo ka pasur gjithnjë në nivel ndërkombëtar”, shtoi Barbera.

Edicioni aktual i festivalit më të vjetër në botë të kinemasë, që përfundon të shtunën, u hap me filmin muzikor “La La Land” i kineastit amerikan të ri dhe premtues, Damien Chazelle.

Ky që film luhet nga Emma Stone dhe Ryan Gosling, ka magjepsur kritikën dhe është në krye të listës për palmën e këtij viti.

“Për amerikanët, venecia është bërë vendi ku fillon gara e Oskarëve”, shpjegon drejtori i Festivalit, mandati i të cilit është zgjatur me katër vite të tjera.

“Këtë objektiv ne e kemi arritur me vite investime, punë dhe pak shanc”, thotë ai.

Presidenti i jurisë këtë vit është britaniku, Sam Mendes, vepra e parë e të cilit “American Beauty” (1999) mori Oskarin për xhirimin më të mirë.

Madje Festivali këtë vit është më shumë intim dhe më pak i bllokuar me aktualitetin si edicioni i mëparshëm, thotë drejtori.

“Kjo nuk është e keqe, sepse kinemaja nuk është televizioni, as aktualiteti apo reportazhi. Kinemaja është reflektimi mbi çështjet thelbësore, nëpërmjet të cilave mund të kuptojmë më mirë të tashmen dhe shërben gjithashtu për të dhënë instrumentet konceptuale, intelektuale dhe kulturore për tu përballur më mirë me realitetin e përditshëm po aq dramatik sa ai që jetojmë”, shpjegon Damien Chazelle./ATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *