Tregu i shitjes së librave në periudhen e Kishtlindjeve në Mbretërinë e Bashkuar njohu rritjen më të fortë në 10 vjet. Shifrat e reja, sipas Endependent, janë zbuluar.
Nielsen BookScan raporton se një total me vlerë 83.3 milionë paund librash të shtypura janë shitur në prag të Krishtlindjeve, vlerë e cila shënon nivelin mëtë të lartë që nga viti 2007.
Është raportuar gjithashtu se shitjet në tregun e librit të shkruar në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar u rritën për vitin e dytë me radhë, raporton “The Book Seller”.
Harry Potter and the Fëmija i mallkuar nga Jack Thorne është libri më i shitur i vitit të kaluar, me 1.45 milion kopje dë fitoi 15.8 milionë paund.
“Vajza në tren”, nga Paula Hawkins, ishte libri triller më i shitur për të rritur me një tirazh prej 1.1 milionë kopje me vlerë 5.3 milionë paund.
Libri i botuar nga Black Swan e vendosi autorin e saj, një ish-gazetar financiar, në një renditje të Forbes është renditur një prej prej shkrimtarëve më të pasur në botë.
Tim Godfray nga shoqata “Booksellers” tha se “grafiku për shitësit po fillon të lëvizë pas një periudhe shumë të vështirë”./ATA