Fituesi i shumë çmimeve, aktori Denzel Washington është një nga më të suksesshmit në Hollivud. Ai ka inteligjencë dhe ekuilibër, cilësi që i sjell në të gjitha rolet e tij. Nga roli i tij i skllavit të zemëruar megjithatë kurajoz në dramën e luftës civile “Glory”, në atë të aktivistit “Maclom X” me të njëjtin titull, rolet e Denzel Washington janë shpesh emocional duke i dhënë audiencës ndjeshmërinë e madhështisë. Ai ndërron pa problem nga filmat me veprime në ato role që eksplorojnë shpirtin e madh njerëzor dhe kurajon. Djali i një pastori dhe një stilisteje, Denzel lindi në Mount Vernon, Nju Jork më 28 dhjetor të vitit 1954. Denzel mori diplomën në gazetarinë artistike nga Universiteti Fordham në vitin 1977, por përsëri gjeti kohën të ndiqte dëshirën e tij të interpretimit dhe fitoi një bursë për në Konversevatorin Teatral Amerikan. Pasi tërhoqi vëmendjen e Hollivudit për rolet e tij si Dr. Phillip Chandler në serialin televiziv “St Elsewhere”, Denzel fitoi rolin në filmin “Cry Freedom”, film rreth aktivistit kundër aparteidit, Steve Biko. Interpretimi i paharuar dhe i fuqishëm i Denzel i dha atij kandidaturën për Oscar në kategorinë e aktorit në rolin e dytë.
Kandidatura e dytë me filmin Glory, e vuri atë në listën e më të mirëve në Hollivud dhe kjo u çimentua në fitoren e Oskarit si dhe në cilësimin e tij si Aktori më i mirë nga Kritikët e Filmit në Nju Jork për rolin e tij në filmin “Malcom X”. Denzel ka mundur të qëndroi në krye falë llojshmërisë së karrierës së tij të aktrimit.
Të qenurit familjar është prioritet për Denzel. Ai është baba krenar i katër fëmijëve me gruan e tij Paulette Pearson me të cilën është martuar në vitin 1983. Denzel u shfaq për herë të parë në komedinë “Carbon Copy” përkundrejt George Segal, megjithatë roli i aktivistit kundër aparteidit i hapi dyert e Hollivudit. Interpretimet e tij të arrira e lejojnë atë të nxjerr në pah talentin e tij të madh. Denzel ka fituar respektin e kolegëve të tij dhe ka një bazë të gjerë admiruesish në mbarë globin. Ai është një aktor që i reziston kohës me elegancën dhe ëmbëlsinë e pamjes së tij. “Të punosh me Denzel është si të luash, është si atletika vetëm se stërvitesh me më të mirët në botë. Të bën më të mirë në skenë…dhe kam patur fatin të luaj me të. Ka qënë një konkurencë e frymëzuar, gjithmonë një lojë me ritëm. Jam aktor më i mirë ngaqë kam punuar me të”. Denzel ka luajtur mjaft role në karrierën e tij nga portretizimi i një avokati homofob në Filadelfia në thrillerin “Pelican Brief”. Denzel luajti rolin bazuar në ngjarje reale në Hurricane, duke demonstruar kapacitetin e tij të rrallë për të treguar një histori të mirë dhe duke e mbajtur audiencën të gozhduar para ekranit. Interpretimet i kanë dhënë çmime nderi, përfshi Globin e Artë dhe Oscarin. Në filmin “Training Day”, ai ka rolin e policit të kompromentuar së bashku me Ethan Hawke që i tha oskarin në vitin 2001. Falë talentit të aktori ka menaxhuar të tërheqë audiencën dhe të garantojë suksese në kinema për filmat pothuajse të gjithë filmat e tij.
Fakte interesante rreth jetës së Denzel Washington
1. Fëmijët: John David (28 korrik 1984), Katia (1987), dhe binjakët Malcolm and Olivia (1991).
2.Djali i tij Malcolm mori emrin për nder të filmit “Malcolm X”.
3. Është emërtuar një prej 50 njerëzve më të bukur nga People Magazine në 2002.
4. Shpesh ka punuar me regjisorin Edward Zwick.
5.I pari aktor afrikano-amerikan që fiton dy Academy Awards.
6. Nuk ka pranuar rolin e detektivit David Mills tek filmi Se7en (1995).
7.Nuk e ka pranuar rrolin Cinque tek filmi Amistad (1997).
8.Shok i mirë me aktoren Julia Roberts.
9.Pothuajse çdo verë shkon në Itali për pushime.
10. Në vitin2006 ka dhuruar 1 million dollarë për fëmijët afrikan.
11. Denzel është fëmija i dytë i familjes.
12. Bashkëpunon shpesh me Spike Lee dhe me regjisorin Tony Scott.