Këto dokumenta tregojnë urimin e fundit të bërë për Krishtlindje në Shqipërinë komuniste në vitin 1966, të cilat janë bërë publike nga Arkivi i Shtetit.
Lufta e komunistëve kundër kishave e xhamive kishte nisur më herët, por gjatë viteve pasardhësve Shqipëria do të hynte në një epokë të errët ateizmi, duke shpallur si armik çdo besim e çdokënd që besonte në Zot.
Urimi i fundit i Krishtlindjeve, 1966.
Më 23 dhjetor 1966, Kryetari i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepeshkopi Damian, përmes një telegrami, i uron Krishtlindjet Kryetarit të Kishës Katolike të Shqipërisë, Imzot Ernest Çobës. Ishin Krishtlindjet e fundit përpara fillimit të periudhës ateiste në Shqipëi. Foto: AQSh.)