Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho do të ketë një koncert me tenorin e famshëm Placido Domingo në “Royal Opera House” në Muscat(Oman) më 11 janar.
Ka qenë vetë sopranoja që e ka lajëmruar koncertin përmes një postimi ne facebook.
Viti i kaluar ka qenë një vit i artë për sopranon shqiptare. Vlerësime, çmime dhe vëmendja e medias ndërkombëtare nuk i kanë munguar asaj ndërsa Jaho, nga ana tjetër ka qenë e pranishme edhe në Shqipëri me ndihmën e saj të çmuar në Opera.
Gjatë muajit shkurt, Jaho do të jetë me Traviattën në Sydney, ndërsa këtë të premte, në “France 3” ora 20:55 ajo ka concert me “Fauteuils d’Orchestre”.