”Eposi shqiptar i kreshnikëve në pesë shtete të Ballkanit”, promovohet në Tiranë

“Eposi shqiptar i kreshnikëve në pesë shtete të Ballkanit” është realizuar pranë Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe nderuar me çmimin vjetor të Bashkimit Evropian “Europa Nostra”2016., u promovua sot dhe në Tiranë.

Aktiviteti për promovimin e kësaj vepre në 15 vëllime, u zhvillua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Kjo dosje shkencore është përgatitur nga grupi i punës i ngritur me vendim të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e eposit shqiptar të kreshnikëve në listat e UNESCO-s për Trashëgiminë Jomateriale të Njerëzimit titulluar.

Këto vëllime janë përgatitur nga grupi i punës i udhëhequr nga Prof. Dr. Zymer Neziri.

Gjatë këtij eventi foli kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Muzafer Korkuti, përfaqësues nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, ministri i Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë i Kosovës, Arsim Bajrami.

Ministri Bajrami uroi për këtë çmim dhe për përkushtimin e tyre të gjithë ata që kanë punuar në këtë projekt shkencor dhe theksoi se çmimi special “Evropa Nostra”  ka rëndësi të veçantë, sepse Eposi i Kreshnikëve për herë të parë vlerësohet në shkallë evropiane.

Bajrami, ndër të tjera tha se, kjo pasuri e madhe poetike shqiptare duhet të jetë e mbrojtur nga UNESCO-s, pra duhet të renditet si një nga vlerat e trashëgimisë botërore të njerëzimi

Ditë më parë, Eposi i Kreshnikëve u promovua në kuadër të festivalit Etno Fest që u mbajt në fshatin Kukaj të Prishtinës./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *