Për të gjithë botën ajo është Mbretëresha Elizabeth”, për princin George thjesht “Gan-Gan”
Pothuajse 90 vjeçe, 60 prej të cilëve të kaluar mbi fron… Elizabeth II për të gjithë botën është Mbretëresha më jetëgjatë e Britanisë së Madhe. Ndërsa për të voglin George ajo është thjesht “Gan-Gan”. Kështu e thërret me dashuri stërgjyshen e tij, djali dy vjeç e gjysëm i Kate dhe William. “George e thërret kështu dhe ajo lë gjithmonë dhurata në dhomën e tyre kur shkojmë për ta takuar. E do shumë familjen”. Kështu ka treguar Kate, në dokumentarin “Mbretëresha jonë mbush 90 vjeçe” që do të transmetohet ditën e Pashkës. Ky dokumentar ka mbledhur dëshmitë e bashkëshortes së Princit William dhe pjesës tjetër të familjes mbretërore. Kate po ashtu ka rrëfyer se për të Mbretëresha ka qenë gjithherë një udhëheqëse diskrete. “Nuk më ka imponuar kurrë asnjë prej ideve të saj, pork a qenë gjithmonë aty për mua”, ka thënë ajo./ Revista Who