Emrat “big” që ikën nga Top Channel, për të realizuar Festivalin e 55 në RTSH!

Televizioni Publik Shqiptar ka premtuar surpriza në prag të nisjes së Festivalit të 55 të Këngës.

Rezart Aga, producent i disa prej formateve më të suksesshme në Top Channel, e ka lënë televizionin privat për t’u bërë pjesë e Televizionit Publik, ku prej korrikut mban funksionin e Drejtorit të Njësisë së Programeve Radiotelevizive.

Në një konferencë për shtyp, ai ka sqaruar se ky edicion i Festivalit të Muzikës së lehtë shqipe, nga më të rëndësishmit për shkak të 55 vjetorit, ndryshe nga herët e tjera do të ketë 5 producentë: Alfred Kaçinarin, Shpëtim Saraçin, Gent Rushin, Florent Boshnjakun dhe Bojken Lakon.

Ata do të kenë rolin e rëndësishëm në përzgjedhjen e këngëve. Lajmi që është pritur me entuziazëm, është se këngët finaliste e ajo fituese, do të përzgjidhen nga juria profesionale, gazetarët dhe vota e publikut.

Një tjetër emër i stafit të këtij Festivali, që si Aga, Lako dhe Rushi vijnë nga Top Channel, është ai i skenaristes Melsi Qirici.

Ata të gjithë kanë premtuar se publiku nuk do të  mbetet i zhgënyer nga Festivali dhe sidomos kënga që do na përfaqësojë në Eurovision./dritare.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *