Pistoleta me të cilën piktori i njohur holandez i impresionizmit, Vinsent van Gog e përdori për vetëvrasje, në vitin 1890 në Auvers-sur-Oise (Francë) është ekspozuar për herë të parë për publikun, njoftoi sot Muzeu i Amsterdamit.
Pse piktori holandez preu një vesh? Cila ishte natyra e sëmundjes së tij? Pse u vetëvra në moshën 37-vjeçare?
Pyetjeve të tilla do t’u përgjigjet kjo ekspozitë e titulluar ”Në prag të çmendurisë”.
“Kjo pistoletë ruletë, e një koleksioni privat, mund të jetë arma me të cilën Vinsent van Gog u dha fund ditëve të tij”, siguron muzeumi i sipërcituar me anë të një komunikate.
Vinsent van Gog u vetëvra në korrik 1890.
Arma u gjet vetëm rreth vitit 1960 nga një fermer. Ajo është e kalibrit 7 milimetra, e tipit “Lefauchaux à broche”.
Ekspozita do të hapet më 25 shtator.
Vinsent van Gog është konsideruar një nga piktorët më të mirë të të gjitha kohërave./ATA