Ekspozohet në Gjenevë “Besa”, tradita shqiptare e fjalës së dhënë

Më 5 shtator 2016, në Place de Plainpalais në Gjenevë, me pjesmarrjen e personaliteteve të politikës federale, kantonale e komunale, të kulturës, komuniteteve fetare të Gjenevës, trupit diplomatik dhe OJQ-ve, dhe nismën e Universitetit Popullor Shqiptar të Gjeneves, u çel sipari i ekspozitës “Besa”, dedikuar besës shqiptare si burim frymëzimi për akte guximi e solidariteti njerëzor.

Në këtë ceremoni, ndër të tjerë,ishin të pranishëm Ambasadori z. Ilir Gjoni, Drejtoresha e UPGJ znj. Albana Krasniqi, si edhe personalitet më të larta të kantonit.

Ceremoninë e hapur nga drejtoresha e Universitetit Popullor Shqiptar znj. Albana Krasniqi e përshendetën edhe Ambasadori z.Ilir Gjoni, z.Valon Murati, Ministër i Diasporës së Kosovës, z. Guillaume Barazzone, Kryetar i Bashkisë së Gjenevës, z.Joel Herzog, President i Miqve Zvicerane të Yad Vashem në Gjenevë, z.Metin Arditi, emëruar nga UNESCO si Ambasador i Vullnetit të Mirë, Znj.Martine Brunschëig Graf, Presidente e Komisionit Federal kundër Racizmit, z. Pierre Maudet, Këshilltar Shtetit i ngarkuar me drejtimin e Departamentit të Sigurisë dhe Ekonomisë në Gjeneve, si dhe z.Manuel Tornare, Këshilltar Kombëtar dhe president i Universitetit Popullor Shqiptar. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datë 16 shtator 2016 dhe është vizituar nga qindra qytetarë të Gjenevës të cilët janë njohur me kontributin që kanë dhënë shqiptarët në mbrojtje të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *