Artisti i njohur shqiptar, Gazmend Leka, ka mbajtur në Paris ekspozitën e tij e cila ishte e parë për një artist shqiptar ku rezultoi mjaft e sukseshme.
Ne nje interviste telefonike për Tema TV, Leka shprehet se ekspozita ngjalli një interes mjaft të madh, ku të pranishëm ishin disa personalitete të njohura, si amabasadori i shqipërisë në Paris apo dhe studentë të ardhur enkas nga SHBA-ja për parë këtë ekspozitë.
Ndër të tjera, piktori shqiptar thotë se ka dhe dy oferta të tjera për të bërë dy ekspozita që mund të cilat mund të bëhen në Itali.
Si lindi projekti i ekspozitës në bashkinë pesë në Paris?
Unë kam bërë shumë eskpozita dhe dihet që ka një raport shumë të madh me koleksionistët. Unë në shqipëri kam disa koleksionistë. Një ndër to është miku im që quhet, Aleksander Josifi, dhe ai e vlerwson shumë punën time, e koleksionon, e mbledh, vjen vazhdimisht në studion time, dhe është normale që ai të bëjë një projekt që ta ekspozojë diku, sepse ai nuk mund ta konsiderojë vetëm si pronë të tijën.
Dhe ne vit pas viti kemi folur që ta hapim këtë gjë jashtë. Mirëpo, rastësia ndonjëherë të ndihmon, Aleksandri, ka disa miq të fuqishëm dhe një nga këta është Zhak Sopeka, ish presidenti i universitetit të Sorbones, i cili kur erdhi në Tiranë, ra në kontakt me veprën time, dhe sapo e pa tha që do ju presë në galerinë e bashkisë pesë. Ai na bëri një mikëpritje të jashtëzakonshme, duke më krijuar të gjitha kushtet e mundshme. Por, nuk është vetëm kjo lloj dëshire, pasi ne na duhet disa lloj teknikacitete të cilat do të na zgjidhnin shumë punë, dhe janë shumë të vështira për piktorët sidomos transporti i piktuarave që janë të mëdha, pasi janë 44-tër piktura.
Ne shkuam në bashkinë e Tiranës për të biseduar me Erion Veliajn, i cili na ofroi disa mundësira për tu paraqitur sa më mirë, ku një nga këto është transporti që është një nga gjërat më të vështira.
Mund të na thoni si shkoi dita e madhe e inagurimit?
Ishte një emocion shumë i madh, pasi kishte shumë personalitete shqiptare që kishin ardhur si nga shqipëria ashtu dhe nga vende të tjera, deri nga amerika. Falenderoj shumë ambasadorin e shqipërisë që ka mbajtur një fjalim shumë të mire duke ngritur lartë vlerat e kombit tone, si dhe vlerat e aktivitetit. Foli nënkryetari i bashikisë pesë të Parist, që gjithashtu foli me superlativa për Shqipërinë. Kishte gati 200 veta dhe inagurimi ka zgjatur për pesë orë.
C’ndodhi një ditë më pas në ekspozitën tuaj?
Mu bë shumë qefi sepse ne e kemi për dëtyrë të kontribojmë për vendin tone, dhe unë jam shumë sensibël ndaj vendit tone, që akoma nuk po ekszpozon vlerat që ne kemi. Ishte një rast shumë i mirë që të ekspozosh një vlerë të një piktori shqiptarë dhe ka shumë të tjerë si unë që do tu vijë rasti të ekspozojnë gjerat e tyre. Një ditë pas ekspozitësh ka pasur një rritje të lartë në galeri që u rikthyen dhe njëherë, të cilët pretendojnë të vijnë dhe një herë tjetër. Mos harrojmë që ne jëmi të panjohur në Paris si piktor, por që të vijë një piktor nga shqipëria dhe të ketë këtë impakt për mua ishte disi tronditëse pasi kam marrë urime të mëdha.
Do të hapni ekspozita të tjera në vënde të tjera?
Deri më tani kemi oferta për të bërë dy ekspozita të tjera, ku njëra mund të bëhet në Torino, ku galeristi është gati, por ne jemi ende akoma me ekspozitën që kemi çelur këtu.Dhe kemi një ekzpozitë tjetër që mund ta bëjmë në Venecia. Pra, janë dy ekspozita të cilët mund të zgjasin një muaj, por bëhet fjalë për vitin që vjen