Një konferencë dy ditore rajonale që mbahet në Podgoricë po shqyrton mundësinë e ngritjes së grupeve hetimore të përbashkëta për të luftuar krimin e organizuar. E organizuar nga Grupi këshillimor i Prokurorëve të rajonit, Qendra ligjore e Europës Juglinodre dhe Këshilli Bashkëpunimit rajonal, (KBR)konferenca synon krijimin e një platforme të përbashkët bashkëpunimi mes policisë dhe prokurorëve.
Duke theksuar nevojën e njësive të përbashkëtar hetimore, ekspertja ligjore e KBR-së, Ivana Goranic tha se: Kush i pazëvendësueshëm për një betejë të suksesshme kundër organizatave kriminale është besimi reciprok, shkëmbimi informacionit dhe bashkëpunimi ngushtë i agjencive ligj zbatuese në nivel kombëtar, rajonal dhe globa.
KBR, që ka krijuar një traditë në aktivitetet rajonale në fushën e trainimit të gjyqësorit dhe ndërmjetësimit, do të mbështesë aktivitetet në kuadër të luftës ndaj krimit të organizuar, përmes organizimit të seminareve me njësitë e përbashkëta hetimore, me qëllim lehtësimin e kontakteve direkte dhe shkëmbimin e përvojave me synimin për të gjetur qasjen më të mirë në betejën me krimin e organizuar. Qendra e Trajnimit e ngritur nga KBR, do të shërbejë si platformë për trajnimet e prokurorëve, policëve dhe ekspertëve të fushës.
KBR do të vijojë të bashkëpunojë me organizata rajonale dhe ndërkombëtare për identifikuar instrumentat më të mirë dhe për të zvogëluar boshllëqet që ekzistojnë në bashkëpunimin rajonal.
Konferenca dy ditore do të diskutojë edhe çështje të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.