Kanë kaluar tashmë 30 ditë nga nisja e fushatës “Babagjyshi Sekret” dhe pranimi i letrave nga fëmijët ka përfunduar mbrëmjen e 25 dhjetorit. Të gjitha letrat e dërguara nga fëmijët në kutinë postare nr. 47, drejtuar Babagjyshit Sekret në Polin e Veriun gjenden të dixhitalizuara në portalin babagjyshisekret.al dhe të gjithë ata që duan të marrin mirënjohje dhe buzëqeshje këtë fillimviti, mund të hyjnë në faqen zyrtare, të zgjedhin letrën, ose letrat që u pëlqejnë dhe t’i realizojnë fëmijëve shqiptarë kudo që ndodhen dëshirën që ata i drejtojnë Babagjyshit. Deri më tani “Babagjyshë Sekretë” nga e gjithë Shqipëria kanë realizuar më shumë se 300 dëshira fëmijësh, por ndërkohë shumë të tjerë (rreth 500 fëmijë) presin që t’u realizohen dëshirat. Ka mbetur edhe pak kohë (deri më 6 janar) ndaj mos ngurroni, mjafton shumë pak për të bërë një fëmijë të lumtur.
“Babagjyshi Sekret” është një nismë sociale e ndërmarrë nga fondacioni “Ura” në bashkëpunim me “Connext” dhe këtë vit asaj i janë bashkuar edhe mjaft personazhe me ndikim në jetën publike. Emra të tillë si: Arbana Osmani, Valbona Selimllari, Xhensila Myrtezaj, Besart Kallaku, Afërdita Dreshaj, Noizy, Çiljeta, Gazmend Paja, e të tjerë, janë bashkuar me elfët e tjerë të punishtes së “Babagjyshit Sekret” për të bërë sa më shumë fëmijë të lumtur. Edhe ti mund ta bësh, mjafton të hysh në portalin babagjyshisekret.al, të vendosësh dorën në zemër dhe të mendosh veç për një moment për ata fëmijë dhe buzëqeshjet që do të të dhurojnë pas…