Pas vitesh të tëra restaurimi, biblioteka e shekullit të nëntë-në Qarawiyyin – Maroku veri-lindore është vendosur më në fund të rihapet – me masa të rrepta sigurie dhe me një sistem të ri kanalesh nëntokësore për të mbrojtur dorëshkrimet e saj më të çmuara
“Njerëzit që punojnë këtu i ruajnë me xhelozi librat”, thotë një nga kujdestaret për The Guardian. “Ju mund të na dëmtoni ne, por ju nuk mund të dëmtoni librat”, shton ajo.
Restaurimi i bibliotekës vjen në një kohë kur ekstremistët janë tepër të inatosur me trashëgiminë në rajon. Nëpër Siri dhe Irak, militantët e Shtetit Islamik kanë kryer krime kulturore që përfshijnë edhe dëmtimin e pamatë të bibliotekës së madhe të Mosulit, duke djegur mijëra dorëshkrime, kanë shkatërruar qytete të lashta asiriane si Nimrud dhe Hatra në Irak, kanë hedhur në erë Tempullin e Bel në Palmyra dhe kanë shkatërruar muzeun e qytetit Oasis, përveçse kanë 0 rrënuar varret dhe mauzoleumet e shiitëve dhe shenjtorëve të krishterë.
Këto problemet duket një botë larg në Marok, që ka arritur të mbetet i padëmtuar nga rrëmuja që ka mbërthyer rajonin dhe ka rrëzuar shtete. Mbreti ka prezantuar reforma për klasën e mesme, pa i deleguar shumë pushtet parlamentit të dominuar nga islamikët dhe paqja është rivendosur në masë të madhe pas një sërë protestash në fillim të vitit 2011.
Në vitin 2012, Ministria e Kulturës, e cila menaxhon bibliotekën Qarawiyyin dhe universitetin, i kërkoi Chaounit për të vlerësuar bibliotekën dhe ajo u befasua kur firma e saj e arkitekturës mori kontratën, në një fushë të parë tradicionalisht si “zonë që i takon një burri”.
Biblioteka Qarawiyyin është themeluar gjithashtu nga një grua. Në shekullin e nëntë, Fatima al-Fihri, vajza e një tregtari të pasur nga Kairouani i Tunizisë, arriti në Fez dhe filloi hedhjen e bazave për një kompleks që do të përfshinte në bibliotekë, Xhaminë Qarawiyyin dhe Universitetin Qaraëiyyin, institucionin më të vjetër të arsimit të lartë në botë – ku mes ish-nxënësve përfshihet edhe filozofi hebre Maimonides Moisiu, historian më i madh mysliman Ibn Khalduni dhe diplomati andaluzian, Leo Afrikanus.
Restaurimi i bibliotekës përshtatet në këtë model – thotë Aziza Chaouni, arkitektja që kujton histori të treguar nga stërgjyshi i saj, i cili kish udhëtuar në një mushkë nga fshati i tij në Marok për të studiuar në Universitetin Qarawiyyin në shekullin e 19-të.
“Një nga shtëpitë e tij ishte biblioteka”, thotë ajo. “Ajo e ka këtë atmosferë magjike.”
E rritur deri në Fez, Chaouni shpesh do të vizitonte shpesh punëtorinë e ungjit të madh të saj, vetëm një hedhje guri larg nga biblioteka dhe do të ballafaqohej me derën e saj të madhe- derë hyrëse e mbyllur duke pyetur veten çfarë ka përtej. Pasi ajo mori në dorë restaurimin e saj, Chaoni donte të bënte më shumë se vetëm të rregullonte pllakat e thyera./Pasqyre.al