E rrallë: PD gjobitet nga gjykata për ndotjen e Tiranës në protestën e 8 dhjetorit

Për herë të parë në vendin tonë një parti politike është dënuar nga gjykata për ndotje të mjedisit. Gjykata Administrative e Tiranës ka shpallur sot vendimin mbi kërkesën e Partisë Demokratike për shfuqizimin e gjobës së Bashkisë së Tiranës për dëmet që shkaktuan protestuesit demokrate në tubimin e dhunshëm të 8 dhjetorit, duke e shpallur atë fajtore për ndotjen e ambientit dhe trotuareve.

Gjykata në përfundim të shqyrtimit të kësaj ankese ka vendosur të pranojë pjesërisht gjobën, duke lënë në fuqi dëmet e shkaktuara për ndotje e ambientit, qqugeve dhe trotuareve nga protestuesit e PD.

Konkretisht Gjykata e ka gjetur të drejtë gjobitjen që Bashkia e Tiranës i ka bërë subjektit politikë, Partia Demokratike për ndotjen e ambientit të përbashkët dhe pronës publike. E përkthyer në vlera monetare, PD do të paguajë 20 mijë lekë te reja.

Por pavarësisht vlerës, kjo gjobë mbart një simbolikë të fortë që e shpall PD-në si forcen e pare politike ne vend qe gjobitet si ndotëse e qytetit të Tiranës.

Burime nga Bashkia e Tiranës kanë bërë me dije se pjesa tjeter e vendimit, ajo per demet materiale qe protestuesit e PD i shkaktuan qytetit, do të ankimohet prej saj në shkallët e tjera të gjyqësorit. Bashkia e Tiranës gjobiti Partinë Demokratike me 163.7 mln lekë për të gjitha dëmet që protestuesit demokratë shkaktuan në prtotestën e 8 dhjetorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *