“Lamtumirë përgjithmonë” kur i thoja,
qe sepse patjetër doja
ta shikoja brenda javës;
kur i thoja “është me rrezik po u pamë”,
qe sepse doja ta shikoja prapë;
nëse i shkruaja:
“ke patur të drejtë, nuk do të qemë të lumtur bashkë”
qe sepse, i ndarë prej saj
më keq se vdekja më ngjante.
© shqipëroi Maksim Rakipaj
Më 10 korrik 1871 u lind Marsel Prust (1871-1922); shkrimtar, poet, eseist, kritik letrar, njëri nga zërat më të fuqishëm të letërsisë frënge. Vepra e tij kryesore “Në kërkim të kohës së humbur” në shtatë vëllime.