Dylan nuk është arrogant, por shpërfillës

Nga Ag Apolloni

Tre nobelistë nuk e pranuan Nobelin: Boris Pasternak, Jean-Paul Sartre, Bob Dylan
I pari s’e pranoi, sepse shteti e detyroi të mos e pranonte.
I dyti e refuzoi, sepse nuk pranonte çmime nga institucionet shtetërore.
I treti e injoroi, sepse karakteri i tij është shpërfillës.
Bob Dylan nuk shkoi ta merrte çmimin Princi i Asturias, as çmimin Oscar, as çmimin Nobel.
Unë kam qenë në një koncert të tij, ku ai këndoi rreth dy orë, por nuk u kujtua ta përshendeste publikun as me fjalë, as me dorë. Thjesht, këndoi dhe shkoi. Dhe publiku e mirëkuptoi sjelljen e tij.
Ka një kohë të gjatë që sjellja e tij është bërë kështu shpërfillëse ndaj të tjerëve. Kjo s’duhet të merret si mendjemadhësi, por si veprim që përputhet me natyrën e tij. Ndoshta, pasi të vdesë, do ta kuptojmë pse sillej me shpërfillje ndaj publikut, gazetarëve dhe kritikëve.
Bob Dylani nuk ka heshtur asnjëherë, përveç kur kanë kërkuar ta intervistojnë, ose ta dekorojnë.
Akademia Suedeze ka vepruar drejt kur ia ka dhënë çmimin, por Bob Dylani është ai që është dhe nuk mund të dalë prej lëkurës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *