Yehuda Amichai
I.
Detin e mirëmban kripa.
Jeruzalemin e mirëmban thatësia.
Po ne ku do të shkojmë vallë?
tash, në muzgun e paepur,
e të zgjedhim.
S’ka rëndësi ç’do të bëjmë,
a si do të rrojmë,
na lypet të zgjedhim jetën
ëndrrat e së cilës
lëndojnë më pak
për gjithë netët në vijim.
II.
“Eja prapë verës tjetër”
apo fjalë të këtij lloji
më mbajnë gjallë
marrin ditët e mia
si një rresht ushtarësh
që kalojnë mbi një urë
të taksur për shpërthim.
“Eja prapë verës tjetër”,
Cili s’i ka dëgjuar këto fjalë?
Por thomëni cili kthehet prapë?
Shqipëroi: Edon Qesari