Në shoqërinë e punës papushim, stresi i angazhimeve të vazhdueshme është bërë një fetish, për t’u ekspozuar me krenari. Ndjekja e angazhimeve, përpjekja për të mbajtur një rutinë të pamundur, zgjatja e orareve të punës për të bërë më shumë janë sjellje që shpesh çojnë në pasoja të paqëllimshme: rezultatet janë çrregullt dhe pa shkëlqim.
Lodhja fizike dhe mendore është një efekt anësor që nuk duhet të nënvlerësohet dhe, sado që mund të duket paradoksale, të punosh më pak dhe të krijosh më shumë kohë për pushim, garanton rezultate më efikase në afat të gjatë. Një mendje që pushon është një mendje më kreative dhe e gatshme, sasia mund të jetë më e vogël, por cilësia do të ndihmojë për të kompensuar humbjet në sektorin produktiv.
Pra, sa orë duhet të punojmë për të arritur ekuilibrin e duhur? Në librin “Pushoni: Pse mund të arrini më shumë duke punuar më pak”, autori Alex Pang jep një përgjigje të arsyetuar për këtë pyetje.
Për të, shkruan The Guardian në një blog, nuk duhet të shkojmë përtej katër orëve të punës, pra, sipas antropologut Marshall Sahlins, ashtu si bënin paraardhësit tanë, që kufizonin kohën kushtuar gjuetisë dhe bujqësisë, për nevojat e tyre.
“Ne jemi krijesa ritmike, dhe një pjesë e ciklit tonë të jetës që lejon trurin të mos mbingarkohet, është po aq vendimtare për rezultatin përfundimtar. Çështja nuk është se bota do të ishte një vend më i mirë në qoftë se askush nuk ndjehej i detyruar të punojë me orë të zgjatura, edhe pse kjo është e vërtetë. Fakti është se në lidhje me cilëndo punë minimalisht krijuese, një kulturë që nuk i jep hapësirë pushimit është e destinuar të dështojë, qoftë edhe vetëm sa u përket rezultateve përfundimtare”.
Shembuj të njohur duket se e konfirmojnë këtë mendim.
“Charles Darwin punonte për dy blloqe me nga 90 minuta mëngjes, pastaj për një orë më vonë. Matematikani Henri Poincaré nga dhjetë në mëngjes deri në mesditë dhe pastaj nga pesë deri në shtatë në pasdite. Zakone të ngjashme janë gjetur në rutinën e përditshme të punës së Thomas Jefferson, Alice Munro, John Le Carré dhe shumë të tjerë. Edhe Leonard Woolf, duke përshkruar zakonet e tij të punës dhe ato të Virxhinias, mbështeste “pak dhe shpesh”, kur thoshte: “Është e habitshme se sa shumë mund të prodhojë një person në një vit, qoftë kjo bukë, libra, ose imazhe, në qoftë se punon shumë dhe profesionalisht për këtë qëllim, VETEM për për tre orë e gjysmë çdo ditë”. /Bota.al