Gjithçka në sheshin Nënë Tereza në kryeqytet është gati për të mirëpritur në 10 gusht këngëtaren Dua Lipa.
Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat që skena ku do të ngjitet këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa të jetë gati për mbrëmjen e 10 gushtit.
Këngëtarja do të vijë në Tiranë pas koncertit në mbrëmjen e së martës në Prishtinë. Në të dyja koncertet Dua Lipa do të performojë disa nga këngët e saj, të cilat janë shndërruar në hite në mbarë botën si Be the one, Hotter then hell last dance etj.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për Ora News ka zbuluar disa detaje nga koncerti:
Veliaj: Nesër kemi një aktivitet fantastik me Dua Lipën, një histori suksesi.
Një goc e re shqiptare që ia ka dalë vetë në një botë me shumë konkurrencë dhe besoj një shembull i mirë që në vend që të qahemi pse gjerat nuk funksionojnë pse të mos provojmë.
Dua Lipa, Rita Ora, Majlinda Kelmendi, Luiza Gega janë historitë e njerëzve që nuk bëjnë qaramanin, por mundohen të kthehen në histori suksesi.
Por, Dua Lipa nuk është këngëtarja e vetme shqiptare me famë ndërkombëtare, e cila do të vijë në Tiranë.
Pas saj do të jetë edhe këngëtarja Bebe Rexha, e cila në rrjetin e saj Twitter ka bërë me dije se në muajin shtator do të jetë në Tiranë.