Shënime blloqesh të vogla, me ngjyra e trashësi të ndryshme, disa të mbushura me shkrim të rregullt e disa me gërma të vërvitura kuturu, janë për mua ngasja e ditëpërditshme, që kur i shtrenjti im atë mbylli sytê.
Është Elona Agolli që shkruan këto ndjesi. Kur ati i mungon ajo e kërkon dge e gjen atë në dorëshkrime e shkronja
Ato janë kryesisht të periudhes 1963- 1969 e çfarë nuk mund të pikasësh: ja nje copëz e vockël, përshkrim për vajzat elektriciste që punonin per Tec-in e Fierit: Vajzat e reja elektriciste. Në mes të kësaj ashpërsie: vajza të reja me gërsheta. Herë të drojtura. Dreq, me ato as që bisedon dot. Me gërsheta njëra : – Do t’i zihen gërshetat në tela!