Dostojevski: Arti i kohës sonë, ky art plot shqetësim e i copëtuar, do të vazhdojë të…

 

“Tani e kuptoj se shkruaja sa herë që ndihesha fatkeq, sa herë që ndihesha i veçuar apo i idhnuar me botën ku më kishte qëlluar të lindja. Dhe mendoj se ka për të qenë gjithmonë keshtu, se arti i kohës sone, ky art plot shqetesim e i copetuar, do të vazhdojë të lindë, në mënyrë të pandryshueshme, prej çrregullimit tone, prej angeshtise dhe pakenaqesise sone. Nje lloj perpjekje e kësaj specieje për t’u pajtuar me universesin, këto krijesa të brishta, të shqetësuara dhe të etura, që janë qeniet njerëzore. Ndërsa kafsheve nuk u nevojitet, atyre u mjafton të jetojne. Sepse ekzistenca e tyre rrjedh në harmoni me nevojat atavike. Pasi zogut i mjaftojnë disa fara apo krimba, një peme ku të ndërtojë folenë e vet dhe hapësira për të fluturuar; dhe jeta e tij rrjedh qysh kur lind deri kur vdes me një ritëm fatlum, i cili nuk copëtohet kurrë as nga deshperimi metafizik e as nga çmenduria. Ndërsa njeriu, me t’u ngritur mbi dy gjymtyrët e prapme dhe me ta kthyer në sëpatë gurin e parë mprehtë, hodhi themelet e madhështisë së tij, por njëherazi edhe farën e ankthit të tij; sepse me duart e veta dhe me veglat e bëra me ato duar ngriti atë ngrehine aq madhështore e aq te çuditshme që quhet kulturë dhe kështu nisi çarjen e tij të madhe, duke qenë se reshti së qeni një kafshë e thjeshtë, veç nuk arriti të bëhej ai Zoti që i përshpëriste shpirti i vet. Është ajo qenia e dyzuar dhe fatkeqe, e cila leviz dhe jeton midis tokës së kafshëve dhe qiellit të perëndive të veta, e cila e humbi parajsën tokësore të pafajësisë së vet, por nuk e fitoi dot ate parajsen qiellore te shelbimit të vet. Është ajo qenie e lënduar dhe shpirterisht e sëmurë, e cila për herë të parë e pyeti veten për psenë e ekzistencës së vet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *