Djali që stampon fytyrat e politikanëve në kokat e njerëzve: Më i vështiri Sali Berisha

Ai është prej 5 vitesh stilist flokësh… Por vetëm së fundmi ka nisur të aplikojë një model të ri në kokat e klientëve të tij. Sebastjan Lushaj, është i pari që solli në Shqipëri ‘tatuazhet’ portret përmes flokëve. Personazhe të famshëm shqiptarë qëndrojnë tashmë të ‘stampuar’ në kokat e fansave të tyre të flaktë falë tij. Në një intervistë për ‘revistawho.com’, Sebastjan tregon se si ia del t’i realizojë këto punë të mrekullueshme, për të cilat flasin vetë fotot.

Ka qenë ideja jote për të ‘stampuar’ në kokat e klientëve portretet e personazheve të njohur, apo e kanë kërkuar vetë ata?

Ideja për ta realizuar ka qenë e imja, ua kam propozuar klientëve dhe ata kanë nisur me kërkesat e tyre.

Cili është personazhi që kanë kërkuar më shumë?

Janë disa që preferohen shumë. Përgjithësisht liderë politikë, por ka edhe artistë.

Cili ka qenë më i vështiri për tu realizuar?

Portreti i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sa kohë të marrin?

Kërkojnë kohë, thuajse dy orë, kjo në varësi edhe të personazhit që kërkojnë.

Ku e ke mësuar këtë teknikë?

Këtë teknikë e kam mësuar vetë, duke qenë se di si ta ndërtoj një portret, pasi kam studiuar në Liceun Artistik. Është e vështirë për t’u realizuar nga stilistë të tjerë, sepse kërkon kohë dhe talent në pikturë. Ndoshta mund të përgatis ndonjë që ta bëjë këtë.

( Me të drejta botimi nga WHO)

 

sinan hoxhaaaedi ramasebastjan 3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *