Ditar udhëtimi i bashkëshortes/ Antonia Fraser: Në Tokën e Shenjtë me Harold Pinter

Në ditarin e udhëtimit që ka mbajtur gjatë një udhëtimi në Izrael me Harold Pinter në maj të vitit 1978, Antonia Fraser përshkruan pamjet, blerjet, bisedat dhe habinë nga kultura.

Ky është një shënim i menjëhershëm i qëndrimit tonë në Izrael, në maj të vitit 1978. Është shkruar atje çdo mëngjes në Olivetti-n tim të vogël, ndërsa Haroldi bënte dushin e tij. Unë dhe Harold kemi jetuar së bashku që nga gushti i vitit 1975, por ende nuk ishim në gjendje të martoheshim. Ai ishte 47 vjeç, unë 45.

The Guardian sjellë disa copëza.

8 maj- Po e shkruaj këtë ndërsa jam ulur në aeroplan … Harold i ka përqendruar blerjet e tij tek këpucët, ndërsa unë kam blerë një fund tek St.Laurent dhe një bluzë të bardhë nga M&S dhe gjithashtu këpucë. Këmbët tona duket se kanë qenë shumë gjatë në mendjet tona. Apartamenti jonë është i lezetshëm, plotë dritë dhe i madh. Ka dritare me hark, dhomë ndejnje, dhomë gjumi, dhomë gjumi shtesë, të lartë- dhomë pa dritare- studio dhe kuzhinë. Ne shkuam në restorant Mishkenot. H flet për udhëzimin e tij për Bar Mitzvah, dy netë në javë mësim hebraishteje. “Nuk e kam menduar këtë për vite të tëra”. Ai i pat habitur prindërit e tij me revoltën kundër fesë zyrtare. (Harold sigurisht i dërgoi ata në një apo dy udhëtime në Izrael kur e kërkuan).

harold9 maj -Aty afër për birrë izraelite … Pastaj, të armatosur vetëm me një hartë të vogël letre, ne ecim poshtë kodrës dhe deri në të dalë të qytetit të vjetër.

Hyrjmë në Portën e Re dhe e gjejmë veten menjëherë në një botë arabe – për atë që ajo është, pavarësisht ndonjë shënimi në Latinisht të Patriarkanës – është një përvojë e jashtëzakonshme. Dyqane në majtë dhe në të djathtë dhe shumë shpejt ne jemi nën harqe dhe rrethohemi nga katakombe pafund, bluza lindore, suvenire të natyrës islame, madje edhe jelekë me lëkurë dashi, me tregtarë të etur që duket sikur janë dëbuar nga “Netët Arabe” (versioni operistik). Më pas janë masa perimesh, grumbuj specash, të kuq dhe të gjelbër, domate, banane që duken bukur nga larg, jamë disi e trembur ti shoh nga afër – unë jam papritur e tmerruar dhe ndihem e bllokuar. “Shiko”, thotë H, duke më treguar një ushtar me një armë të madhe, i ulur në çati sipër turmës. Çfarë po vëzhgon ai? Ne nuk ia kemi as idenë më të vogël. “Një fytyrë e njohur në turmë,” sugjeron H.

10 maj –Shume nxehtë. Akoma me nxehtë në orën 11, ku mbahet “Përkujtimi i të vdekurve”. Një artikull në “Jerusalem Post” duke cituar një baba që ka humbur djalin e tij të vetëm shkruan- “Askush nuk ka mbetur për të më quajtur baba”.

22 maj -Në aeroport. Siguria është fantastike dhe kjo përfshin edhe një pyetësor personal para se të shohin bagazhet nga një oficer i sjellshëm i ri izraelit dhe një grua e sigurisë veshur me pantallona të gjera dhe triko. Ajo na pyet, duke parë pasaportat tona: “Cila është marrëdhënia që ju keni me njëri-tjetrin?” Harold i përgjigjet: “Ne jemi të dashuruar” Vajza thotë: “Më vjen keq.” H më blen një palë vathë të mëdhenj…./ The Guardian/ Pasqyre.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *