Dita, kur ikona e modës Xhani Versaçe, do të vritej në vilën e tij luksoze në Miami

Stilisti Italian Xhani Versaçe u vra me armë në Miami në 15 korrik të vitiy 1997, në kulmin e aftësisë së tij krijuese, duke shënuar jo vetëm nivelin më të lartë të shtëpisë së tij të modës, por edhe të kulturës që ai kishte krijuar. Nën drejtimin e Xhani Versaçes, stili u ngrit nga nënshtrimi në shkëlqim dhe famë. Fama e modës ishte çelësi dhe dinjitarët e saj përfshinin dhe princeshën britanike Diana. Versaçe, një homoseksual, i dha forcë emrit të tij në hapat e parë, duke prodhuar jo vetëm rroba por edhe parfume, kozmetike, ora dhe orendi shtëpiake. Ngritja e tij u bë pjesërisht e mundur për shkak të uljes së çmimeve të udhëtimit me avion, që i lejoi blerësve japonezë e amerikanë akses të shpejtë në Europë dhe revista e njohur American Vogue, që zakonisht fokusohej në stilistët amerikanë, tani po mbulonte më shumë shtëpi europiane të modës.
Aftësia e Versaçes për njohjen botërore të modeleve të tij si Naomi Campbell, Christy Turlington, Linda Evangelista dhe Cindy Crawford i shtohej gjithashtu tërheqjes. Versaçe i lë perandorinë e tij të modës prej 2 miliardësh dollarësh mbesës së tij 11 vjeçare, bijës së Donatella-s, Allegra, duke i lejuar motrës së tij të marrë kontrollin e biznesit të krijimtarisë.

Xhani kishte filluar të mos e ndjente më peshën e origjinës së tij kalabreze, duke studiuar Greqinë, apo nga homoseksualiteti i tij. Kështu që ai mund ta thyente me alibinë e perfekshmërisë dhe të zgjuarsisë lombarde, që dënonte idenë e dekorimit si një faj, dhe të kridhej i gjithi në gjenialitetin e vet, në pasaktësinë e tij të shpalosur dhe post moderne. Mund të punonte e të jetonte si t’i pëlqente më shumë, në mënyrë të shfrenuar, si artist, i rrethuar nga artiste. Deri në fund, tek ato gjuajtje pistolete, një ekzekutim i vërtetë i bërë në mëngjesin e 15 korrikut 1997 në kopshtet e vendit të tij më të dashur Majami, Xhani Versace largohet nga kjo botë, duke lënë pas një dinasti të tërë dhe një emër kult në botën e modës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *