Postimi i kryeministrit Edi Rama në Facebook për një gravurë të vjetër të Athinës nuk është pritur mirë nga mediat greke, të cilat i janë futur historisë por në këndvështrimin e tyre duke tentuar të zhbëjnë gjithçka.
Ndërsa nga autoritetet zyrtare nuk ka ende një qëndrim, mediat greke e kanë cilësuar si injorancë nga ana e kryeminstrit shqiptar atë që ai shkruan në lidhje me historinë e Akropolit.
ProNews shkruan se Rama nuk është aspak në dijeni të historisë së vërtetë të Akropolit:
“Edhe një herë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli në Ministrinë e Jashtme për çështjen e Himarës.
Edi Rama publikoi në adresën e tij në Facebook një gravurë ku dukej Athina e vitit 1670 dhe shkruajti se Akropoli vazhdon të qëndrojë falë shqiptarit Gjergj Dushmani, që i kërkoi venecianëve të mos bombardonin Athinën.
Duket se zoti Rama ka harruar pjesë kryesore të historisë për arsyen se Gjergj Dushmani nuk ishte as arianitas, dhe se shqiptarët e tjerë nuk kanë të bëjnë aspak me shqiptarët e sotëm.
Injoranca e kryeministrit shqiptar është për të qeshur”./TemA