Dashuria

Alda Merini
Dashuria është vuajtje,
vaj, gëzim, buzëqeshje.
Dashuria është lumturi,
trishtim dhe torturë.
S’dashurohet me zemër,
dashurohet me shpirtin
që nginjet me histori.
S’dashurohet nëse s’vuan
dhe s’dashurohet
nëse frikë nga humbja s’ke.
Po kur dashuron jeton
ndoshta keq, ndoshta mirë, por jeton.
Atëherë vdes
kur resht së dashuruari,
asgjësohesh kur më s’të dashurojnë.
Nëse dashuria të lëndon
shëroji plagët e tua
dhe beso, gjallë je…
Sepse jeton për atë që dashuron
e që t’dashuron.

Përktheu: Beti Njuma

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *