Curriculum Vitae

TEODOR KEKO
Kur unë i parashtrova tekstualisht kryeministrit këtë argumentim të së vetmes “shkelje” time të faktuar e të pranuar gjatë ushtrimit tim të detyrës shtetërore, ai qeshi dhe kujtoi se më ngushëlloi, kur, pasi më pyeti sesi e flakërita drejt e në rrugë me shkelma tjetrin, më tha se ky ishte vetëm preteksti. Mua më kishin hequr konjukturat politike, ato konjuktura, me të cilat merret vesh, një injorant si puna ime në fushën e politikës i kishte konsideruar letër higjenike!
– Hajde, më hëngshin mutin pra, me gjithë konjuktura! – i thashë dhe ia mbatha nga zyra e tij.
Komedija ishte se, stenografja e kryeministrit ra në hall: ajo nuk dinte si të zbardhte frazën time, pasi biseda e takimit të kërkuar prej meje ishte protokollare dhe duhej të zbardhej e të arshivohej!
Po në gjithë këtë histori, të cilën e kisha harruar dhe m’u kujtua vetëm prej Anës, mua m’u bë mirë që e hëngra! Mëma ime, profetja e dytë dhe e fundit e racës sime, ma kishte treguar një mijë herë historinë e gjyshit tim, i cili, kur u kthye nga SHBA, ku pati emigruar nja 30 vjet, nuk u josh e nuk pranoi të punonte në shtet, sepse, sipas tij, shteti mbartte dy të këqija të mëdha, që rridhnin nga fakti se ishte kurvë: nuk kishte brekë në bythë dhe të shiste për dy lek!….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *