Bertolt Brecht
Biznesmeni ka shkuar të ndreqë aeroplanin.
Prifti pyet veten se ç’tha para tetë javësh mbi të dhjetat (e kishës).
Gjeneralët janë veshur civilë dhe ngjajnë si nënpunësa.
Zyrtarët publikë po duken të sjellshëm.
Polici i tregon drejtimin e rrugës leckamanit.
Pronari i tokës vjen të shohë nëse furnizohemi rregullisht me ujë.
Gazetarët nisin ta shkruajnë fjalën Popull me gërmë të madhe.
Këngëtorët këndojnë në opera pa pagesë.
Kapedanët e anijeve kujdesen për ushqimin e ekuipazhit.
Ata që zotërojnë makinat ulen në krah të shoferëve.
Mjekët hedhin në gjyq sigurimet shoqërore.
Pedagogët shpalosin kërkimet dhe fshehin titujt.
Fermerët shpërndajnë patate nëpër barake.
Revolucioni ka fituar betejën e parë:
Ja pra se ç’ka ngjarë.”
Përktheu: Edon Qesari