“Ciceroni Virtual” aplikacioni që të mundëson ta marrësh artin me vete

Projekti “Ciceroni Virtual”, i mbështetur nga Ministria e Kulturës, mundëson krijimin e një aplikacioni për të gjithë vizitorët e Galerisë Kombëtare të Arteve, duke ofruar një njohje më të plotë të disa prej veprave të ekspozuara. Më tej, kushdo që shkarkon këtë aplikacion do të udhëhiqet virtualisht në vizitën e tij dhe do të këtë një shpjegim të detajuar të pesë veprave kryesore të ekspozuara në GKA.

Aplikacioni shërben për të rritur interesin e publikut, studiuesve, turistëve rreth koleksioneve të veprave të artit të cilat janë të ekspozura në Galerinë Kombëtare të Arteve, si një instrument modern dhe i domosdoshëm që krijon lehtësira për njohjen e thelluar mbi autorsinë dhe historikun e veprave për publikun që frekuenton linjat ekspozuese të GKA-së.

Ky projekt relizohet nga MetroResearch, organizatë jo fitimprurëse themeluar nga SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana” dhe Galeria Kombëtare e Arteve.

Aplikacioni do jetë i disponueshëm për tu shkarkuar në platformën iOS dhe Android. Prezantimi i tij u bë më 18 korrik 2016, në ambientet e Universitetit Metropolitan Tirana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *