Këngëtarja Cher është duke vdekur. Lajmi vjen nga faqja ‘gossip’ Usa Radaronline, sipas të cilës artistja 70-vjeccare është prekur nga një virus në veshka që tani i është përhapur në të gjithë trupin. Për këtë arsye ajo ka anuluar turin e saj “Dressed to kill”. Në këto javë ajo po rishikon konfliktet familjare, po ble shtëpi për fëmijët dhe ka marrë të ëmën të banojë me të. Sipas një burimi, këngëtarja e di që i ka mbetur dhe pak kohë jetë dhe po përpiqet të zgjidhë konfliktet e të kaluarës. Gjithashtu ajo po kujdeset që të afërmve të saj të mos i mungojë asgjë kur ajo të mos jetë më. Prej 30 vitesh Cher po lufton me virusin Epstein-Barr që i ka shkaktuar mononukleozë me disa tumore e linfoma./who