Nga Irena Beqiraj
Rreth viteve 2000 kur punoja në Fakultetin Ekonomik, kishte studentë të cilët nuk merrin dot provimet por merrin cdo muaj bursë nga shteti spese vinin nga familje të varfra.
Përse paratë publike duhet të investoheshin tek një student që vinte nga familje me të ardhura të pakta por që ngrihej nga gjumi në 12, nuk shkonte në shkollë, sorrollatej rrugëve e kafeneve, merrte një 5-së me të shtyrë vetëm herën te tretë? Përse ?
Por shteti si gjithonë reflekton mëndësinë popullore. Me hapjen e universiteteve private kuptova se kjo mëndësi kishte kapluar familjet shqiptare cilat paguanin, edhe pse i riu / e reja nuk e ka mendjen tek shkolla, por e përdor si albi për të bërë “asgjë” sespe medemek është student !
Kjo sëmundje për disa familje shqiptare nuk mbaron këtu. Disa syresh mjafton të kenë para dhe tentojnë të cojnë fëmijet e tyre edhe në universitete jashtë, edhe pse fëmija nuk ka interesin e nevojshëm për shkollë.
A thua regjistrimi në universitet shëron dembelizmin/budallallëkun? A thua nëse ke mundësi ta regjistrosh në një shkollë jashtë, të gjitha këto do të shërohet edhe më shpejt??
Jo. Regjistrimi në universitet nuk shëron as dembelizmin as budallallëkun. Thjesht të kthen në budalla a dembel me diplomë, i cili realisht është më I rezikshëm për shoqerinë se budallai apo dembeli i parë.
Universiteti është investim, që cdo familje individ bën për vehte dhe pjestarin e vet. Shteti duhet të investojë dhe paguajë për të gjithë ato të cilët mund tja kthejnë investimin e bërë shoqerisë dhe publikut.
Sinqerisht nuk më shqetëson salca në kokën e një ministreje, dhe jam kundra trajtimit patetik si dhunë kundër një gruaje, aq më pak më shqeteson fakti a do të shpallet studentja heroina e koheve moderne.
Ajo që me shqeteson është një tjetër pyejte, po cfarë padrejtësie i është bërë studentes?
Nuk ka mundësi të paguajë masterin, historia personale, por jo vetëm ajo, kështu ka dhe mijëra të tjerë, të cilët studentja pretendon se përfaqëson.
Nëse është studente shumë e mirë duhet të aplikoje për bursë. Nëse jo, i ka berë llogaritë gabim. Univeristetet, aq më tëpër masterat e doktoratuarat, nuk mund të jenë vende ku mjafton të kesh dëshirë dhe je brenda.
JO. Shpresoj që shumë shpejt të vijë dita, që univesiteti të jetë “vertet institucion i dijes, dhe pjesë e tij të jenë njërizit qe kanë kuptuar që kanë nevojë për dije ” dhe ku shteti paguan vetëm për ato te cilet kanë kapacitetet tja kthejnë këtë investim shoqerisë.
Për të gjithë studentet e tjerë të cilët nuk e kanë ndarë mëndjen nëse duan dije por janë aty se nuk kanë c’të bëjnë tjetër, dhëntë zoti që pagesa të shërbejë si një shtysë , për tja venë mirë gishtit kokës para se të mungojnë duke kuptuar se leksioni I pafrekuntuar është tanimë një shërbim i paguar.
Dhe se fundi, për të gjithë prindërit që rreken cdo ditë me dilemat e fëmijve të tyre, me dëshirën për ta bërë fëmijën mjek, ekonomist , jurist, me master me doktoraturë kemi nevojë të forcojmë sitën e hyrjes në universitet. Kjo do të na ndihmojë të ndërgjegjësohemi dhe të vlerësojmë me realitet fëmijet e tanë, kapacitetet e tyre, talentet e tyre, duke kuptuar që nuk është universiteti e vetmja mënyrë për te qenë i sukseshëm në jetë. Rrugët e sipërmarrjes , përshembull, nuk kalojmë gjithmonë nëpërmjet rrugëve të dijes.
Universiteti është rrugetim dhe investim i cili duhet të ndërmerret / të financohet nga dhe për ata të rrinj të cilët kanë kapacitetet ta përfundojnë denjësisht atë.
Shoqërisë tonë i duhet kohë për ta përvetësuar këtë mendësi pas tallavitjes së deritanishme. E rëndeshishme është që debati ka filluar dhe se të gjithë brenda dhe jashtë universitetit ndjejmë nevojen e pasjes së një universiteti ndryshe.