Çfarë mund të na mësojë Shqipëria për besimin?

Në një kohe që refugjatët po kthehen në kufij në të gjithë botën, duket se ka shumë për të mësuar nga dëshira e Shqipërisë për mikpritjen.

Kështu e nis shkrimin e tij në BBC Quinn Hargitai. Ai kujton kohët kur Shqipëria priti në kampe refugjatësh kosovarët gjatë kohës së luftës.

“Ka pasur kampet refugjatësh të ngritura për kosovarët në të gjithë vendin. Familjet shqiptare shkonin nëpër kampe, merrnin familjet dhe i strehonin në shtëpitë e tyre. Këta nuk ishin të afërm, miq, ishin të huaj, por shqiptarët i merrnin dhe i mbanin e i trajtonin si të ishin pjesë e familjes së vet”.
Ndërsa po pi një makiato në një kafene të vogël në Berat, qytetin e famshëm të 1001 dritareve të Shqipërisë, kam dëgjuar Nevila Mukën të më tregojë efektet që pati Lufta në Kosovë në vendin e saj. Në mënyrë që t’i shpëtonin vdekjes nga forcat ushtarake serbe në vitin 1999, më shumë se 500.000 refugjatë u larguan nga Kosova për të kërkuar strehim në Shqipëri përgjatë dy viteve. Më pas do të kuptoja se ajo nuk e kish parë nga larg këtë, e kish ndjerë në familjen e saj.

A nuk është e vështirë?, e pyeta.
“Kjo është mënyra shqiptare. Është besa”, tha ajo.
“Jo vetëm për ne, ne ishim mirë. Por, për shumë familje shqiptare kjo ishte një betejë e vërtetë, shumë prej tyre nuk kishin të holla për të mbështetur kosovarët. Shumë njerëz hynë në borxh për ta bërë këtë, por ata kurrë nuk kthyen askënd mbrapsht”.
Kur e pyeta pse, ajo ngriti supet.
“Kjo është mënyra shqiptare. Është besa”.

Unë kisha dëgjuar fjalën besa edhe më parë dhe e dija se do të thoshte diçka e ngjashme me të paturit besim- besë, por jo në këtë konteskt. Muka më shpjegoi se ajo është si një kod për shqiptarët, që dikton mikpritjen e tyre bujare. Në qoftë se dikush vjen tek ju e kërkon ndihmë, ju u jepni një vend për të qëndruar. Është e thjeshtë.

Pas këtij diskutimi, unë u magjepsa dhe doja të mësoja më shumë për konceptin e besës dhe kështu takova Orgest Beqirin, një student universiteti për histori. E dija se nëse dikush do të dinte më shumë për besën, ai dikush ishte ai.
Kur u takuam, ai më shpjegoi se tradita ka kaluar prej shekujsh nga brezi në brez si pjesë e Kanunit të Lekë Dukagjinit, një sërë ligjesh zakonore të krijuara në shekullin e 15 për të qeverisur fiset e Shqipërisë së Veriut. Megjithëse Kanuni është konsideruar shpesh të jetë burimi origjinal i besës, shumë veta thonë se tradita është në fakt edhe më e vjetër dhe se Kanuni thjesht e ka vënë fjalë te traditat fisnore që kishin ekzistuar shumë kohë para.

“Ka një proverbë të vjetër të shkruar në Kanun, ku shkruhet: Shpija para se me qenë e shqiptarit, asht e ZOTIT dhe e mikut”, që do të thotë se se shtëpia pa se ti takojë pronarit, ajo së pari i takon Zotit dhe e mikut”.
Kjo është një traditë e fortë, dhe në kohët më të vjetra, nëse ju ishit udhëtar që kërkonit strehim, mund të trokisnit në derën e shtëpisë së parë dhe të thoshit: O i Zoti i shpisë, a pret miq. I Zoti i shtëpisë do ju merrte brenda dhe kanuni thoshte se shtëpia duhet të ketë një shtrat rezervë të gatshëm në çdo kohë të ditës apo natës, në rast se një mysafiri vjen papritur”./BBC/Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *