Çfarë kam mësuar për dashurinë?

Ferzan Ozpetek – “Stambolli i kuq”

Çfarë kam mësuar për dashurinë? Eshtë ajo se: dashuria ekziston. Ne, kurrë nuk harrojmë njerëzit që kemi dashur, sepse ata mbeten gjithmonë me ne, diçka i lidh në mënyrë të pazgjidhshme, edhe në qoftë se nuk janë më.
Kam mësuar se ka dashuri të pamundura, të papërfunduara, dashuri që mund të ishin dhe nuk janë. Kam mësuar se është më mirë një dashuri si valë përcëlluese që të djeg e të le shenjë se sa një zemër e akullt. Kam mësuar, se mund të duash dy njerëz në të njëjtën kohë.

Ndonjëherë ndodh, dhe është e kotë t’i rezistosh, ta mohosh, ose ta luftosh.
Kam mësuar se dashuria nuk është vetëm seks: ajo është shumë, shumë më tepër.

Kam mësuar se dashuria nuk di as të lexojë as të shkruajë. Që në ndenjat tona ne udhëhiqemi nga ligje misterioze, ndoshta nga fati ose nga diçka e padukshme dhe e pashpjegueshme.

Sepse, në fund të fundit, nuk ka kurrë një arsye pse ne dashurojmë. Ajo thjesht ndodh. Për të hyrë, mjafton të superojmë kufirin e të lundrojmë drejt pragut.

Dhe të përpiqemi për të qëndruar atje, në këtë mister, sa më gjatë të jetë e mundur.

Përktheu nga italishtja Marie Gusho

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *